OVL e UÇK-së: Nderim për dëshmorët dhe kujtim i qëndresës së 24 marsit

Prishtinë | 24 Mar 2026 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit, kategoritë e dala nga lufta kanë përkujtuar këtë ngjarje historike duke bërë homazhe dhe duke vendosur kurora lulesh në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit të Zonës Operative të Dukagjinit.

Në një postim në Facebook, u theksua se kjo ditë u shënua me respekt dhe krenari për të rënët: Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

“Sot, në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit, kategoritë e dala nga lufta nderuan këtë ngjarje të lavdishme dhe vendosën kurora lulesh në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit të ZO të Dukagjinit, duke përkujtuar me respekt e krenari ata që ranë në këtë ditë”, thuhet në postim.

Po ashtu, rikujtohet qëndresa e Hilmi Haradinaj më 24 mars 1998, kur ai së bashku me familjarët dhe bashkëfshatarët u përballën me forcat jugosllave.

“Më 24 mars 1998, Hilmi Haradinaj, bashkë me djemtë dhe bashkëfshatarët e tij, i rezistoi me trimëri rrethimit të trefishtë të qindra forcave jugosllave. Qëndresa e asaj dite mbetet një nga dëshmitë më të forta të vendosmërisë sonë për liri, dinjitet dhe mbrojtje të Atdheut”, theksohet më tej.

Postimi përkujton gjithashtu edhe 24 marsin e vitit 1999, ditën e fillimit të ndërhyrjes së NATO, duke e cilësuar si moment kyç për rrugën drejt lirisë.

“Po ashtu 24 marsi i vitit 1999 mbetet dita kur NATO ndërhyri për t’i dhënë fund një padrejtësie të madhe, dhe ne përjetësisht e kujtojmë me mirënjohje këtë akt që i hapi rrugë lirisë sonë”, thuhet tutje në postim.

Të ngjashme