OVL e UÇK-së nderon gratë ish-ushtare, kërkohet lirimi i Azem Sylës e Sylejman Selimit

Prishtinë | 30 Dhj 2017 | 14:15 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e “Ditës së Veteranit të Luftës së UÇK-së”, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë ndarjen mirënjohjeve për disa nga gratë që ishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

I pari i kësaj organizate,  Hysni Gucati, tha se themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte filluar me emrin e heroit Adem Jashari. Sipas ti, gruaja shqiptare historikisht ka qenë për krah burrave.

“Adem Jashari ishte një rëndësi e veçantë për themelimin e UÇK-së sepse që nga atëherë populli shqiptar filloi të përgatitej për luftën e armatosur. Populli shqiptar duhet të falënderoj të gjithë të rënëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha se Gucati.

Sanije Rexha morri dekoratë bashkë me 56 shoqe të tjera të cilat u nderuan si veterane të Ushtrisë Çlirimtare.

Dekoratë kishte edhe për Azem Sylën i cili është akuzuar për vepra të korrupsionit. Përpos kësaj dekorate, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati ka kërkuar nga presidenti që të liroj Sylën bashkë me komandatin Sylejman Selimin.

“Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë ka liruar vëllezërit Kiçina nga burgu, unë i kisha bërë edhe një ftesë publike Presidentit, kryeministrit, kryetarit të parlamentit që ta marrin edhe një hap për lirimin e dy komandantëve që po mbahen padrejtësisht në burg, Sylejman Selimi dhe Azem Syla”, tha ai.

Të ngjashme