Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste paqësore.
Kjo protestë paralajmërohet pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veslin, Jakup Krasniqin Rexhep Selimin , të gjithë këta ish-figura të larta të UÇK-së.
Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku pas mbledhjes ka thënë se për këtë protestë do të diskutohet edhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues ku edhe do të merret vendimi.
Ai ka thënë se protesta do të respektohet masat për mbrojtje ndaj covid-19.