OVL e UÇK-së bën të ditur se do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate më 29 nëntor, për të kundërshtuar vizitën r kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova.
Kështu bëri të ditur ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Siç thotë ai, Trendafilova do duhej të bënte diçka “rreth shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të burgosurve”, sesa sipas tij, të vjen në Kosovë.
“Kryetarja e DhSK-së, sa vjen në Kosovë, do të duhej që të bëj diçka rreth shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të paraburgosurve, siç ka ndodhur edhe kohëve të fundit që ata u janë nënshtruar disa kufizimeve, e më e rënda prej tyre ishte komunikimi dhe ndërprerja e vizitave me familjarët dhe personat tjerë. Prandaj, edhe për shumë arsye të tjera, mbështesim dhe marrim pjesë në protestën e organizuar nga PSD më datën 29.11.2023, për të kundërshtuar vizitën e znj. Ekaterina Trendafilova”, ka shkruar Klinaku në Facebook.