Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me një video të publikuar nga disa persona nga Maqedonia, raporton Ekonomia Online.
Nasim Haradinaj ka thënë se si organizatë kurrë nuk kanë ndarë mirënjohje për ata, por mirënjohja e ndarë është ndarë për Bashkësinë Islame të Maqedonisë për ndihmën e dhënë refugjatëve gjatë kohës së luftës.
“Fevzi Jakup katër këta persona asnjëherë për nuk e kanë shkelë zyrën e OVL. Aty thuhet se ata po shkojnë të marrin dekoratë”.
“Kemi ndarë një mirënjohje por nuk i është ndarë as vëllait të Qani Rexhepit, por iu ka ndarë institucionit të Bashkësisë Islame në Maqedoni për arsye të ndihmave që ju ka dhënë refugjatëve në kohë lufte”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj është shprehur se nëse do ta ndanin këtë mirënjohje do ta tërhiqnin menjëherë.
“Nuk është mirënjohje në emër individual. Nuk kemi ndarë asnjë personi në automjet mirënjohje. Do ta revokonim po të kishim ndarë. Ato i ndajmë në bazë të propozimeve të degëve, por i tërheqim nëse rast të ekseseve”.
Ai më tutje ka ftuar organet që të veprojnë ndaj personave në që shfaqen në video dhe nëse ka bazë juridike të merren me ta, raporton EO.
“Në këtë rast nuk kemi çfarë tërheqim sepse nuk iu kemi dhënë ndonjëherë mirënjohje. Për fyerjet që i janë bërë kombit, komandantit legjendar është barrë e tyre, por me to të merret edhe shteti nëse janë mjet për trajtim”.