Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i ka shprehë ngushëllime të thella familjes Haradinaj, pas vdekjes së Hilmiut, babait të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“E nderuara Familje Haradinaj!
Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje që ndjeni për babain e juaj. Ai nuk ishte vetëm i Juaji por edhe i popullit sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare.
Lavdi jetës dhe veprës së tij”.