Ish-mesfushori i Gjermanisë beson se si mesfushori i Arsenalit ashtu edhe DFB është dashur ta pranojnë dështimin dhe mos të bëjnë veprime kontroverse
Mesut Ozil duhet të jetë “i parapërgatitur që të përballet me kritikat” për veprimet e tij para Botërorit në Rusi, sipas ish lojtarit të Gjermanisë Lothar Matthaus, derisa mistere të ndryshme janë duke e rrethuar vendimin e mesfushorit që të pensionohet nga futbolli ndërkombëtarë.
“Është dashur që të përballet më mirë me këtë gjë që nga fillimi”, tha Matthaus për Kicker. “Është keq që nuk ka funksionuar”, transmeton GazetaExpress.
“Tema është nënvlerësuar që nga fillimi, edhe nga DFB. Çdokush mund të bëj fotografi me këdo që ata duan, por pastaj ata duhet të parapërgatitën për kritika dhe të japin përgjigje – por kjo zgjati shumë”.
Ozil, i cili ndihmoi Gjermaninë për ta fituar Botërorin pas 24 viteve kundër Argjentinës në Brazil më 2014, është përballur me kritika edhe vitin e kaluar për formën e tij të dobët në nivel ndërkombëtarë.
“Mesut ka qenë një lojtar i madh për Kombëtaren në këto tetë vite, por për një vit e gjysmë nuk ka asgjë që mund të dëshironi nga ai”, ka shtuar Matthaus. “Por unë e kam kritikuar atë për këtë, të tjerët nuk më interesojnë. Nga perspektiva sportive – edhe nëse tingëllon keq – nuk është një humbje, por është një mundësi e mirë për të ndryshuar qasje për të ardhmen”.