Ozil: E kam përkrahur Gjermaninë që nga fëmijëria, dhe ende e bëj

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se ai ende e përkrahë Kombëtaren e Gjermanisë pavarësisht pensionimit pas Kupës së Botës gjatë verës në Rusi.

Ozil u pensionua pas kritikave ndaj tij për shkak të takimit të tij dhe fotografisë me Recep Tayyip Erdogan, transmeton Gazeta Express.

“E kam përkrahur Gjermanin që nga fëmijëria dhe ende kam miq që luajnë për Kombëtaren”, ka sOzil në Twitter.

“Pa dyshim që ende e përkrahi Gjermaninë”.

Ozil po ashtu ka thënë se lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur bashkë në të njëjtën skuadër është Cristiano Ronaldo, kurse më i miri që ka luajtur kundër është Lionel Messi. /Gazeta Express/

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme