Mesut Ozil duket i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Arsenal, ka thënë Arsene Wenger, që është shprehur optimist për këtë gjë.
Gjermani ende nuk e ka qartësuar të ardhmen, me kontratën aktuale që mbaron në fund të edicionit, duke mbetur lojtar i lirë gjatë verës, nëse nuk ka akord me Topçinjtë.
Arsenal tashmë ka mbetur pa shërbimet e Alexis Sanchez, që u largua në drejtim të Manchester United, dhe skuadra nga Emirates Stadium po mundohet të mos mbetet edhe pa një lojtar me peshë.