Mesut Ozil ka ofruar një tregues të madh se do të qëndrojë me Arsenalin edhe pas sezonit të ardhshëm.
Mesfushori gjerman është gati të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij ekzistuese te Arsenali.
Por, The Sun raporton se Ozil ka dhënë një tregues të qartë se ai po qëndron me Arsenalin në Emirates.
Megjithëse bisedimet e kontratës vazhdojnë me gjermanin, fakti që ka rinovuar vendin ku banon ka lë të kuptohet se ai nuk po shkon askund.
Eksperti ligjor i ish-ekipit të Sky Sports, Huss Fahmy është emëruar nga Arsenali për të përshpejtuar bisedimet që kanë kaluar më shumë se një vit.
Fahmy ka kontaktuar tashmë këshilltarët e yllit gjerman që nga fillimi i punës së tij të re në fillim të muajit.