Ozil: Kam refuzuar ofertën 117 milionëshe

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 14:59 | Nga

Asi i Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se ai ka pasur mundësi të transferohet në Kinë për një ofertë 117 milionë eurosh, por e ka refuzuar atë, njofton Klan Kosova.

“Kinezët kanë qenë të gatshëm të më paguajnë mbi 117 milionë euro për pesë vjet kontratë. Shumë parash kjo që shkon përtej imagjinatës sime”.

“Përkundër kësaj, më ka marrë kohë vetëm tre minuat për ta refuzuar ofertën”.

“Unë s’jam askund afër përfundimit të karrierës sime, ende dëshiroj të fitoj tituj me Arsenalin. Nuk dua të luaj në Kinë pavarësisht nga shuma që ata janë të gatshëm të më paguajnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme