Mesut Ozil po përballet me të ardhme të paqartë tek Arsenali pasi është lënë në bankë rezervë ndaj Bournemouthit të dielën.
Trajneri i londinezëve, Unai Emery pas fitores 2 me 1 ka thënë se Ozil me qëllim është lënë jashtë formacionit shkaku i formës së dobët të gjermanit.
Sipas Daily Star, Emery është shprehur i shqetësuar me formën e Ozilit në barazimin 2 me 2 me Crystal Palacen.
30-vjeçari pritet të jetë në bankë rezervë në ndeshjet si mysafir, duke vënë në dyshim të ardhmen e tij nën drejtimin e Emery.