Lëvizja Vetëvendosje po mban tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë.
Në këtë tubim të Lëvizjes Vetëvendosje, tek të pranishmit nuk është parë askund flamuri i Kosovës e as nuk u intonua himni i Kosovës.
Në fillim të hapjes të tubimit, u intonua himni shqiptar, por jo ai i Kosovës.
Ndërkohë, vlen të theksohet se Albin Kurti kishte thënë se flamurin dhe himnin do t’i respektonte vetëm si kryeministër.