Pothuajse 25 vjet pas suksesit në filmin “Basic Instinct”, Sharon Stone është në gjendje të provojë se mosha është thjesht një numër. Mjafton një foto e postuar në rrjetet sociale dhe komentet e përdoruesve të rrjetit nuk kanë të ndalur.
Në moshën 58-vjeçare, ajo duket njësoj si në vitin 1992, kur doli filmi që i dha famë ndërkombëtare.
Pa makijazh dhe me rroba banje, fotoja e saj është rishpërndarë mijëra herë, ndërsa shumica e përdoruesve të rrjetit shprehen se ajo është një bukuri pa moshë.
Fotoja është shkrepur në Los Angeles, ku aktorja ka kaluar ditë pushimi.