Kryeministri Rama tha çdo sulm kundër Kosovës është sulm kundër Shqipërisë. E tha madje dy herë.
Dy ditë më vonë, Presidenti Begaj tha që Shqipëria do të jetë në krah të Kosovës në çdo akt agresioni kundër saj.
Dhe, në Kosovë askush, as pushtet dhe as opozitë, nuk e tha qoftë edhe një fjalë. Mos ndoshta nuk e duam as ndihmën e Shqipërisë?
Ky është mjerim. Apo ndoshta urrejtja e smira e ka errësuar logjikën.
Zgjohuni o të mjerë! Pa Shqipëri nuk ka Kosovë dhe pa Kosovë nuk ka as Shqipëri.
Krenohuni me Shqipërinë, ajo sot është adresa kryesore e Perëndimit në Ballkan.