Pabarazia sa i përket çështjes së drejtësisë gjinore në prona ende problematike në Kosovë

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 18:40 | Nga Natyra Salihaj

Mungesa e arsimimit, problemet në qasjen e financave, trajtimi jo i barabartë në familje, këto janë disa nga barrierat për gratë për të shfrytëzuar të drejtën në trashëgimi, kështu u tha të enjten në diskutimin me temën “Perspektiva Gjinore mbi Pronësinë e Tokës dhe të Drejtat Pronësore – Kuadri Ligjor”,
organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), raporton Ekonomia Online.

Se sa është e rëndësishme për gratë, qasja e barabartë në prona, Dita Dobrunja, Ekonomiste Gjinore, tha se është e drejtë themelore qasja në pronë dhe qasja e barabartë e nivelizon pronën se ku jetojmë, ndërsa problem vazhdon të mbetet mungesa e qasjes në prona.

“Problemi vazhdon me mbet te normat patriarkale, kultura në të cilët jetojmë. Një grua vendos me e marrë atë që i takon, krijon probleme në rreth, ku tërhiqet për të mos qenë problematike, e pastaj kjo ndikon në pavarësinë ekonomike për të mos shkuar tutje”, tha ajo.

Saranda Sadikaj, Artiste Feministe, tha se shumë raste patriarkati i konvenon burrave, çështjes së pronës i duhet një trajtim i nevojshëm dhe i domosdoshëm, theksojë ajo.

VIDEO

“Ndikimi është pozitiv shkaku që diçka që shohim e gëlltitim më lehtë. Impakti i artit është pozitiv sepse ka gra që kur e shohin performancën aty ndalen dhe mendojnë për të marrë vendime. Videoperformancat në aspektin virtual, munden me diku dhe më pas impakt më të madh, qoftë të gratë apo burrat, sepse munden me reflektu”, tha Sadikaj.

Besa Luzha, Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, tha se sa i përket çështjes së pronës, në vendin tonë kemi përvojën vetanake.

“Si njerëz që jetojmë këtu, historikisht e ka pas një qasje vertikale, ku një kryefamiljar ka qenë gjithmonë burrë, një mendësi ka mbretëruar krejt kohën. Mos ta shohim pronën si element i trashëgimisë, mos ta kërkojmë por ta krijojmë, si bëhet kjo, ta shohim me ekspertizë. Po shoh të rijnë e të reja që janë të vetëdijshëm”, tha ajo.

Avokati, Ardian Bajraktari, tha se është e diskutueshme çështja e projekt kodit civil, ka bazë për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha palët në çështjen e pronës.

“E drejta në pronë kur materializohet atëherë themi se jemi një shoqëri për këtë duhet punë e angazhim. Pavarësisht garancisë të drejtës në pronë legjislacionin ka avancuar, vazhdon më pas një qasje afirmative, ndryshimet në vitin 2019 kanë avancuar legjislacionin”, tha ai.

Vetëdijësimi i përgjithshëm sa i përket çështjes së pronës, të përfshihet kontrata martesore, janë disa nga çështjet me më rëndësi që duhet të trajtohen, sipas avokatit.

“Aspektet gjyqësore zgjasin me vite, rastet e trajtimit veçmas pronësore, ku janë të përfshira gratë dhe vajzat të trajtohen me prioritet të punohet në vetëdijesimin e opinionit të përgjithshëm në trajtimin e çështjeve me prioritet të grave e vajzave”, tha Bajraktari.

Të ngjashme