Analisti Rrahman Paçarizi, ka reaguar ndaj ushtruesit të detyrës së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Paçarizi ka shkruar se si një ushtrues i detyrës si ministër hedh akuza pa informata se dikush po organizon protesta në shesh.
Ai po ashtu ka thënë se Sveçlës duhet me ia bë një vend në media sa më shpejt se krejt kohën po thirret në burime, nuk ka dert a ia qëllon apo jo.
Postimi i plotë nga Paçarizi:
Xhelos duhet me ia be nje vend ne medie sa me shpejt se krejt kohen po thirret ne burime
S’ka dert a ia qellon a jo – me rendesi po perpiqet djali dhe vullneti s’i mungon.
Qysh more del ushtruesi i detyres se ministrit te brendshem ne detyre e thote kam informata se filani po organizon protesta?! Me pase thane kam informata qe ka me u leshu nje UFO ne shesh, hajde de, po keshtu s’ka lezet mor Xhelo.