Pas shtimit të rasteve me Covid-19 ka filluar të ngarkohet edhe Klinika Infektive në QKUK, andaj pacientët me Coronavirus kanë filluar të trajtohen edhe në spitalet rajonale.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, respektivisht në Repartin e Infektives janë të hospitalizuar 7 raste Covid-19 pozitiv dhe 3 raste pritet që sot të testohen.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar edhe 87 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese