Pacientët psikiatrik rezidencial me kushte moderne

Shtime | 28 Dhj 2018 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime, (QIRSKP) e cila vepron në kuadër të SHSKUK, është bërë përurimi i rinovimit të lavanterisë dhe inventarizimi i saj, ndërtimi i objektit të kuzhinës, rinovimi i reparteve A1, A2 dhe A3.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Xhelili, Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismaili dhe përfaqësues nga institucionet tjera.

Miftar Zenelaj, drejtor i QIRSKP, tha se momentalisht në këtë institucion trajtohen 63 pacientë rezidentë, ku 35 prej tyre janë meshkuj ndërsa 28 femra.

Ai sqaroi se 47 janë shqiptarë, 7 serb, 4 nga komuniteti RAE, 3 boshnjak , 2 maqedonas, dhe 1 kroat.

“ Shumica e këtyre pacientëve rezidentë kanë diagnozën çrregullim psikotik kronik-Skizophreni, e cila sëmundje manifestojnë simptomatologji mjaft komplekse dhe e vështirë për tu trajtuar, shumica e këtyre pacientëve janë të braktisur nga familja çka e bënë edhe më të vështirë trajtimin e tyre” u shpreh Zenelaj.

Sipas tij, fokusi i profesionistëve nuk është vetëm trajtimi medikamentoz i këtyre pacientëve, por edhe përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre, siç është mirëmbajtja e higjienës personale, aktivitetet sociale, psikoedukimi, menaxhimi i rutinës ditore si dhe bashkëpunimi më familjaret .

Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se ka qenë mëse i nevojshëm investimi në këtë institucion.

“ Në këtë qendër pacientët kanë më së shumti nevojë për mbështetje dhe kujdes, andaj kontributi i secilit që e jep është dyfish më i madh, duke llogaritur se po ndihmojnë dikë që ka nevojë e që është konsiderohet i pafat për vetën e tij”

Ai tha se në vitin 2019, përqendrimi i menaxhmentit të SHSKUK-së, do të jetë në Spitalet e Përgjithshme, por do të përkrahet edhe kjo qendër që ka rëndësi të madhe.

Fatmir Xhelili, deputet i Kuvendit në Republikës së Kosovës, tha se sa herë kur vije në këtë institucion memorial i kthehet prapa.

“ Një kohë të gjatë kemi punuar në kushte dhe rrethana të ndryshme, në kohë të vështira, përparësia ishte cilësia dhe humaniteti dhe solidariteti i stafit të kësaj qendre që kanë kompensuar mangësitë” tha ai.

Sipas tij, pas lufte shteti është kujdes me investime e ndryshe ne faza të ndrysh kohore, me përmirësua kualitetin e jetës së ne këtë institucion.

Kjo qendër pasi është rinovuar, është transferuar në qendrën ma moderne në rajon për trajtimin e pacientëve psikiatrik rezidencial.

Ky institucion, nga një institucion i qëndrimit ditor të pacientëve psikiatrik rezidencial, është shëndërruar në një institucion të trajtimit multidisiplinarë për rikthimin e aftësive psikosociale dhe aftësimin e tyre për të funksionuar në komunitet në mënyrë të pavarur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme