Pacientja e dyshuar me Coronavirus ka ardhur nga Italia, rezultatet 14:30

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 13:43 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Klinikën Infektive në QKUK është duke u trajtuar një rast i dyshimtë me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Personi i dyshuar me Coronavirus ishte kthyer nga Italia ku ishte për një vizite disa ditore.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, tha se për shkak të disa simptomave pacientja ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Për momentin në Infektive kemi një rast qe është spitalizuar pas mesnate. Është një paciente ka qenë në udhëtim në Itali. Dhe meqenëse ka ethe kollitje të lehtë ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe në për çështje të sigurisë e kemi izoluar pacienten. Po presim rezultatet”, tha ajo.

Ajo tha se momentalisht gjendja e pacientes është e mirë.

“Gjendja shumë e mirë prej momentit të spitalizmit, nuk ka pasur temperature. Është me terapi simpomatike. Momentin që del negativ pacientja do lëshohet në shtëpi”,  tregoi ajo.

Sa i përket gjendjes me grip sezonal Ajazaj-Berisha tha se është nën kontroll.

“Gripi sezonal është nën kontroll , kemi një rast të rendë por është duke u menaxhuar”, tha ajo.

Të ngjashme