Pacientja e shtrirë në QKUK nuk është e prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 14:30 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka rezultuar negativ rezultati i analizave rreth dyshimeve se një grua u prek nga virusi kinez Coronavirusi, raporton Ekonomia Online.

Naser Ramadani drejto i Institutit Kombëtar të Shëndeti Publik (IKShP) tha se rezultati i pacientes së dyshuar me Coronavirus ka dalë negativ.

Pacientja ka pasur ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm.

“I kemi marrë rezultatet dhe kanë dal negativisht. Pacientja nuk paraqet rrezik”.

Ramadani tregoi se edhe dy rastet e dyshuara të shtunën kanë rezultuar negativ.

“Të shtunën kanë qenë duke u marrë me punët e tyre biznesore dhe shenjat të cilat kanë parë kanë menduar se munden të jenë të njëjta me coranavirusin”.

“Laboratori është i furnizuar që 3 javë me analiza laboratorike të nivelit me të lartë të laboratorëve prestigjioze”.

Lajmin për shtrirjen e kësaj paciente në Klinikën Infektive në QKUK, e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Të ngjashme