Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka demantuar homologun e tij serb, Ivica Daçiq, rreth tërheqjes së njohjeve që Daçiq vazhdimisht thotë se po ndodhin, por që vazhdimisht po demantohet.
Pacolli në Bruksel ka thënë se nuk ka asnjë tërheqje të njohjeve, madje do të ketë edhe njohje të reja, njofton Klan Kosova.
“Dhjetëra shtetet të fuqishme janë në fazën finale të njohjes”.
Ai ka folur edhe për takimin me palën serbe në Bruksel.
Ka thënë se nuk u është ofruar kurrfarë dokumenti nga Bashkimi Europian, porse takimi ka qenë një ballafaqim qëndrimesh mes dy palëve.
“Sot nuk na është ofruar kurrfarë dokumenti nga. Ne po i shpalosim qëndrimet tona dhe pala tjetër qëndrimet e veta”.