Pacolli: Dënoj ashpër frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së  nga Policia e Serbisë.

Pacolli ka thënë se e dënon në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit.

“Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe”.

“Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës. Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryediplomatit Pacolli:

“Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe. Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës. 
Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë”.

Të ngjashme