Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Visa Duriqi.
Në një postim në rrjetin social, Facebook, Pacolli tha se sulmi i organizuar qyqar ndaj gazetarit është këmbanë alarmi për të gjithë.
“Sulmi i organizuar qyqar ndaj gazetarit Visar Duriqi është këmbanë alarmi për të gjithë. Ai u rrah vetem se shprehi mendimet e tij.
Nëse nuk veprohet shpejt me tërë forcën e ligjit, liria e këtij vendi është duke u cenuar”, ka shkruar kreu i AKR-së.