Enver Hoxhaj: Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi i papranueshëm dhe qyqar

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj thotë se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit Visar Duriqi është i papranueshëm, qyqar dhe që godet drejtpërdrejt lirinë e demokracinë e shtetit tonë të ngritur me shumë mund.

“Liria e mendimit, puna profesionale e mediave dhe gazetaria nuk mund të ndalen me dhunë asnjëherë. Sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit Visar Duriqi është i papranueshëm, qyqar dhe që godet drejtpërdrejt lirinë e demokracinë e shtetit tonë të ngritur me shumë mund. Çdo herë e kam çmuar punën profesionale të Visarit në shumë tema hulumtuese dhe të ndjeshme.

Duke shprehur mbështetjen time dhe solidarizimin me të, u bëj thirrje organeve kompetente që të veprojnë për t’i nxjerrë sa më parë aktorët e këtij sulmi para përgjegjësisë”, ka shkruar Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme