Pacolli dënon vrasjen e Ivanoviq

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 14:03 | Nga

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka dënuar vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare, SDN, Oliver Ivanoviq.

“Akti trishtues i vrasjes dhe dhuna si mjet është në kundërshtim me përpjekjet tona për të vënë rend dhe sundim të së drejtës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.

“Ftoj institucionet përgjegjëse të sundimit të Ligjit në Kosovë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të bashkëpunojnë në ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme