Pacolli: Do të krijojmë kushte që të kemi fabrika gjigante

Ferizaj | 08 Qer 2017 | 17:43 | Nga

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidati për kryeministër Avdullah Hoti dhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, kanë  vizituar sot gjatë ditës Fabrikën “IMK” (Industria Metalike e Kosovës) në Ferizaj, investim ky i Behgjet Pacollit.

Kjo fabrikë e cila përdorë teknologji moderne, posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë dhe në stafin e saj numëron qindra punëtorë.

Duke i vëzhguar nga afër kapacitetet prodhuese të kësaj Fabrike, Presidenti Pacolli tha se një nga synimet kryesore të koalicionit është ngritja e shumë fabrikave të tjera.

“Tendenca është hapja e shumë Fabrikave të tjera, me këtë lloj avancimi në ekonominë vendore, do të krijojmë kushte për hapjen e fabrikave gjigante dhe të rrisim numrin e të punësuarve”, ka shtuar më tej Pacolli.

Duke rikonfirmuar mbështetjen për kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër, presidenti i AKR-së tha se qeverisja e ardhshme e Kosovës do të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve te reja te punës.

Ndërsa kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se menjëherë pas ardhjes në qeveri, do të krijohen pako fiskale për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, në mënyrë që fabrika të tilla të ndërtohen kudo nëpër Kosovë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme