Behgjet Pacolli, lideri i AKR-së, ka thënë Erdogan është një mik dhe alet i madh i Kosovës.
Ish-ministri i Jashtëm, Pacolli përmes një postimi në Facebook, ku së bashku me Thaçin janë pritur nga presidenti i Turqisë, ka shkruar se Erdogan ka merita edhe për disa njohje që i kanë ardhur Kosovës.
“Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli.