Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin me kusht të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Ai në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se kjo gjykatë ka bërë një hap drejt lirimit të Haradinajt.
Thotë se qëndrimi i tij ende në Francë, po bëhet për shkak që gjykata ende se ka studiuar mirë dokumentacionin e dërguar nga Serbia.
Por beson se Haradinaj pas dy javësh do të kthehet në Kosovë.
“Një hap kah zgjidhja e problemit, është mirë që ka ndhodhur kështu. Gjykatësi ende nuk e ka studiuar lëndën nga Serbia. Ka marrë vendim që ta lirojë me kusht. Ai është i lirë tani, normalisht që është procedurë e rregullt që të studiohet dokumentacioni që është dërguar nga Serbia. Besoj që në dy javët e ardhshme do të kthehet në Kosovë”, tha Pacolli.
Gjykata e Colmarit vendosi sot që ta lirojë me kusht Ramush Haradinajn, që nënkupton se ai nuk mund të largohet nga Franca dhe se duhet të lajmërohet në polici dy herë në javë.