Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli i ka kushtuar lavde kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka përdorë fjalë të zgjedhura për Ramën të cilin e ka falënderuar për siç ka thënë, mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
“E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Vazhdo kryeministr Edi Rama të mbështesë popullin e Kosovës në këto ditë të vështira..!
E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës.
Në këto rrethana do të jetë e vështirë, por do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit të Kosovës dhe kush ndihmoi kush vodhi etj.
Do të ishte një parim bujar dhe edukativ që të gjithë të distancoheshin nga gjuha e vrazhdë dhe në vend të kësaj të sillnin nëse duhet të sjellin fakte, me emra, data, numra etj.