Kryetari i Aleancës së Kosovës së Re, Behxhet Pacolli e ka komentuar votimin e mocionit.
Pacolli ka thënë se kjo qeveri iku ashtu edhe siç erdhën me intriga. Pacolli i ka përmendur sipas tij disa dështime të qeverisë.
“Ikën edhe këta, ashtu siç erdhën – me intriga.
Nuk i mbajtët premtimet;
E varfarëruat vendin;
E pasuruat veten;
E shkatërruat perspektivën e rinisë;
Ju përcolli dhuna dhe gazi lotsjellës;
U bëtë gazi i botes;
E kriminalizuat shoqërinë me shantazhe e intriga;
Varfëria, dhe çdo e keqe tjetër e ka kapluar këtë shoqëri;
200 mijë qytetarë u larguan nga Kosova nga e keqja që ia sollët ju qeveritarë dhe deputetë, popullit të Kosovës.
Sot ky vend e ka mundësinë që ti jap drejtim ndryshe jetës dhe zhvillimit.
Qytetarë të dashur, vetëm
#AKR rikthen shpresën
#AKR 20 përqind” shkruan Pacolli në Facebook.
Pacolli së bashku me partinë e tij ishte partner i koalicionit qeverisës së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës në mandatin e kaluar.