Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur sot presidentin e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglianin, me të cilin ka biseduar për gjendjen e komunitetit boshnjak në Sanxhak.
Uglianin e kishte ftuar Pacollin që ta vizitojë Sanxhakun, por që vizita e tij nuk ishte lejuar nga autoritete e Serbisë.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Në Ministrinë e Punëve të jashtme sot, prita presidentit e Këshillit kombëtar të boshnjakëve të Sanxhakut Sulejman Uglianin. E falënderova për ftesën që pranova para disa ditësh dhe i shpreha keqardhjen që për arsye të njohura nuk munda të marr pjesë. Me Uglianin biseduam për gjendjen e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe i shpreha mbështetjen në kërkesat e tyre për avancim të të drejtave konform standardeve tanimë të avancuara ndërkombëtare.