Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka thënë se kur është në pyetje interesi i Kosovës duhet që të gjithë të jemi së bashku.
Ai tha se do të jetë pranë presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për të.
“I nderuar të takoj sot Presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, Presidentin Sejdiu dhe Presidenten Jahjaga. Kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Unë e sigurova Presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua”.