Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se këtë vit në Kosovë nuk janë hapur 10 mijë vende pune e as nuk ka rritje ekonomike mbi 10%.
Ai thotë se është e pabesueshme që me reformat e qeverisë të jenë hapur 10 mijë vende pune, pasi thotë se për shkak të pandemisë janë larguar shumë punëtorë nga puna.
“Qendron fakti se shumë punëtorë të larguar nga puna për shkak të pandemisë, këtë vit pjeserishte janë riintegruar dhe shumë prej tyre janë larguar nga Kosova duke u punsuar ne Kroaci e gjetiu”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli në Facebook.
Reagimi i tij i plotë:
Ne Kosove, këtë vit nuk janë hapur 10 mijë vende pune…
Nuk ka rritje ekonomike mbi 10%….siq thuhët,
Kjo është arsyeja pse;
Është e pabesueshme që me “reformat e qeverisë ” të janë hapur 10 mijë vende të reja pune në Kosovë.
Ku janë ato vende,
kur dhe
kush është punësuar?
Qendron fakti se shumë punëtorë të larguar nga puna për shkak të pandemisë, këtë vit pjeserishte janë riintegruar dhe shumë prej tyre janë larguar nga Kosova duke u punsuar ne Kroaci e gjetiu.
Per sa i perket rritjes ekonomike, nuk eshte reale kjo qe thuhët, se ka 10% rritje ekonomike
nuk ka rritje ekonomike 10%
…nuk kemi pasur rritje të të hyrave për qytetarët e Kosovës krahasuar me vitin 2019,
…. Nuk ka pasur rritje tė mesatares së konsumit. Shporta e konsumatorit është e njëjtë si në vitin 2019.
… Tani (këtë vit) nuk ka pasur ASNJE investim infrastrukturore të financuar nga kapitali vendor apo i huaj) të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetës dhe standardit të jetesës së qytetarëve. Gjithashtu nuk ka asnjë investim qe ka përmirësuar mjedisin e shkatërruar në të cilin jetojmë.
…. Nuk patem ngritje të subjekteve të reja ekonomike që rriten listën e produkteve dhe shërbimeve vendore në krahasim me ato të vitit 2019.
… Nuk ka qëndrushmeri ekonomike, nuk ka kursime,
Po ndodh e kundërta që pretendohët,
…qytetarët vazhdojne te ikun nga Kosova,
….nuk ka punë në Kosovë,
pos investimeve te “oligarkeve”siq i quan politika”, (që mbajnë kontinuitetin në mënyrë solitare, më vështirësi, pa asnje mbeshtetje nga indtitucionet,
…asnjë investim në Infrastrukturë nuk është bërë
e kunderta,
.. nuk ka ndertim as mirembajtje te rrugeve e as te infrastruktures publike ,
…ka shumë ma tepër importe për shkak të tkurrjes se prodhimtarisë në Kosovë,
…ka shume ma teper inkasim nga doganat per shkak te rritjes se importit,
…nuk ka permirsim te standardit jetesore,
…ambienti dhe natyra shkaterrohen cdo dite pa medhirshem.-