Ish-Kryediplomati: Kurrë s’kam parë plan për ndarjen e Kosovës

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjatë kohës kur ka qenë ministër i Jashtëm, kurrë nuk ka parë ndonjë plan për ndarje të Kosovës dhe se nuk beson që ndonjë i tillë po diskutohet edhe sot.

Sipas tij, “’Lobistët’ që kontestojnë, mbase kanë Planin e tyre për punët e tyre, por ata s’janë pjesë e procesit, ndaj s’duhen dëgjuar. Ata nuk kanë si të njohin një proces ndërmjetësimit amerikan në dialogun Serbi-Kosovë, nëse nuk janë brenda, ata janë jashtë proceseve. Si munden ata të shprehën? Nuk mund të shprehen, ata vetëm infektojnë… ndoshta si Covid 19”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Koha është flori dhe ajo s’duhet humbur – është një mësim i përbotshëm që del dhe nga kjo thënie e Churchillit. Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ka kohë tjetër me prit. Kush mendon ndryshe, le të na sjellë një Plan ndërmjetësimi tjetër më të mirë se ai amerikan!”, ka shkruar ndër tjerash Pacolli.

Postimi i plotë:

“Asnjëherë nuk do arrish në fund të udhëtimit, nëse çdoherë ndalesh të rahatosh një qen që leh” …ka thënë një burrështetas i madh, Churchilli.

Ndoshta twitter ka rregulla te tjera udhëtimi, por pa kurrfarë ndjenje përkeqësuese po shikoj me preokupim disa komente “lobistësh” në lidhje me procesin e ndërmjetësimit amerikan në dialogun Serbi-Kosovë.

Koha është flori dhe ajo s’duhet humbur- është një mësim i përbotshëm që del dhe nga kjo thenie e Churchillit.

Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ ka kohë tjetër me prit. Kush mendon ndryshe, le të na sjellë një Plan Ndërmjetësim tjetër, më të mirë se ai amerikan!

“Lobistët”? janë të mirë nëse zgjidhen mirë dhe nëse janë në krahun tënd. Po kush tha se janë të mirë dhe janë në krahun tonë ata që po e kontestojnë ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell duke e quajtur Plan për Ndarjen e Kosovës?

“Lobistët”që kontestojnë, mbase kanë Planin e tyre për punët e tyre, por ata s’janë pjesë e procesit, ndaj s’duhen dëgjuar. Ata (“lobistët) nuk kanë si të njohin një proces ndërmjetësimit amerikan në dialogun Serbi-Kosovë, nese nuk janë mbrenda, ata janë jashtë proceseve.. si munden ata të shprehën? Nuk mind të shprehen, ata vetëm infektojnë… ndoshta si Covid 19.

Koha është flori dhe ajo s’duhet humbur- është një mësim i përbotshëm që del dhe nga kjo thenie e Churchillit. Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ ka kohë tjetër me prit. Kush mendon ndryshe, le të na sjellë një Plan ndërmjetësim tjetër më të mirë se ai amerikan!

Plan per ndarjen e Kosovës?

Sa kam qenë ministër i jashtëm kurrë nuk kam parë asnjë plan për ndarje dhe nuk besoj se as sot po diskutohet ndonjë plan i tillë.

Ndaj u bëj thirrje dhe njëherë kryeministrit dhe presidentit: Bëhuni bashkë sipas një Ligji të ri që ta propozojë Komisioni i Venecias dhe veproni sëbashku. Procesi nuk duhet të ndalët, nuk ka kohë më!!

https://www.facebook.com/behgjeti/?ref=nf&hc_ref=ARQY1qdwJkOyHkO_uL8VofAsmBhx1UVDDrkMd7nwlv0FmYpgB3je458Yw_9t8vXogBc
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme