Kreu i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.
Ai tutje thotë se ka votuar për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e komunës.
Postimi i plotë:
Sot votova për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e komunës sime. Le të fitojë më i miri dhe fituesi të punojë në mënyrë kreative , me përkushtim, sinqeritet dhe të jete kryetar i të gjithëve pa diferencime etnike, sociale dhe ideologjike.