Pacolli mbështet SHBA-në për eliminimin e Soleimanit, Grenell ia bën retweet

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shkruar në Twitter pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani nga forcat amerikane në Irak.

Pacolli ka thënë se Soleimani është përgjegjës për vuajtjet e disa popujve, teksa, ka thënë se Kosova qëndron pranë SHBA-së në të mirë dhe në të keq.

“Ne dënojmë provokimet e vazhdueshme ushtarake të regjimit Iranian. Ata duhet të ndalen”, ka shkruar Pacolli.

Publikimin e Pacollit në Twitter e ka bërë Retweet edhepërfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme