Ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pasur një mëngjes pune me Kongresmenin, Eliot Engel me të cilin kanë folur për proceset politike nëpër të cilët po kalon vendi.
Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur kryediplomati kosovar në Facebook.
“Mbi shtimin e përpjekjeve të reja amerikane për konsolidimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.E falënderova në veçanti për programin Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), i cili do t’i sjellë vendit tonë 49 milion euro investime dhe shumë vende të reja pune”.
“Njeriu më meritor për shtyrjen përpara të këtij programi ka qenë Kongresmeni, Eliot Engel dhe Shefi i Stafit të Demokratëve në Komitetin mbi Marrëdhënie me Jashtë z. Jason Steinbaum. Është vërtetë kënaqësi dhe nder i madh që vendi dhe populli ynë ka miq kaq të mëdhenj dhe modest si Kongresmeni Engel”, ka shkruar Pacolli, transmeton Klan Kosova