Pacolli në pritjen e ambasadorit gjerman në OKB, u flet për Kosovën homologëve të tij afrikanë

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 15:00 | Nga

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë një tjetër eksperiencë të tij ndërkombëtare nga pozita e diplomatit. Ai ka treguar për përshtypjet që pati nga takimi me ambasadorin gjerman në Kombet e Bashkuara.

Në këtë pritje të organizuar nga Misioni Gjerman në OKB, Pacolli ka shkruar se pati mundësi t’i takojë homologët afrikanë, për të lobuar për njohje të reja.

Ky është postimi i Ministrit të Jashtëm:

U ndjeva, vërtetë i nderuar dhe shumë i respektuar, që të marrë njohje të veçantë për prezencën time nga Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, respektivisht ish-këshilltari Kancelarës gjermane Merkel dhe miku i madh i Kosovës, Christoph Heusgen, në pritjen, që Misioni Gjerman pranë Kombeve të Bashkuara organizoi për Ministrat e Jashtëm të shteteve afrikane. Një mundësi e rrallë që të takojë homologët e mi nga shtetet e kontinentit afrikan. Një kohë ideale për shtimin e përpjekjeve diplomatike dhe zgjerimin e njohjeve të reja.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme