Zëvendëskryeministri, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka raportuar në komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban mbledhje, raporton Ekonomia Online.
Pacolli tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në sesionin e vitit 2019. Ai ka sqaruar se pse Kosova nuk ka aplikuar në këtë organizatë.
“Më datë 2 shator Kosovë është dashur që Kosova të aplikojë për në UNESCO, por nuk kemi aplikuar. Por kemi pasur shans deri më 22 tetor për aplikim por kemi pasur punë dyfish, por nuk kemi pasur siguri që do të mund ti kemi të gjitha votat e mjaftueshme”.
“Ishte lehtësim për ne ngase në çdo takim që kam pas që në të shkojmë pas një vakomi institucional që patëm që ti nënshtrohemi votës së UNESCO-s, këtë e postum në vitin 2019”.
“Nga qarqet diplomatike pritet që viti 2018 të jetë me rëndësi për Kosovën, ku pritet të jetë përmbyllja e dialogut me Serbinë me një marrëveshje të mëdha që partneri jonë veriut të mos pengoj anëtarësimin tonë në këtë organizatë”.