Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy fëmijëve kosovarë në Francë.
“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre”, është shprehur ai.
“Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”.