Pacolli: Nuk e di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrenjtimeve të produkteve dhe shërbimeve jetësore

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, e ka quajtur të pakuptimtë qasjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në raport me interesat e qytetarëve.

Pacolli tha se deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se s’ka gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve siç është shtrenjtimi i rrymës.

Ai theksoi se nuk e di se si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrenjtimeve të produkteve dhe shërbimeve jetësore.

“E pakuptueshme qasja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në raport me interesat e qytetarëve të Kosovës. Deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se s’ka gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve siç është shtrenjtimi i rrymës”.

“Qytetarët janë ata që e mbushin buxhetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I ligë dhe i papërgjegjëshem është veprimi i tyre sot se si iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të irritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat do t’u vijnë do të jenë të papërballueshme. Nuk e di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrejtimeve të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore???😡😡😡”.

Të ngjashme