Pacolli: Pamundësia e faljes së Bajramit në xhami dhemb në zemër

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli, ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Me këtë rast, Pacolli ka thënë se dhemb në zemër pamundësia e faljes së namazit të Bajramit në xhami, për shkak të pandemisë.

“Nga familja ime tek familjet tuaja, ju uroj festën e Fitër Bajramit. Të mos kemi sot mundësi të falim Bajramin në xhami vërtetë dhemb në zemër të çdo besimtari. Urojmë të jetë kjo hera e fundit, në kohë pandemie. Nga zemra ju uroj harmoni dhe lumturi për të gjithë ju”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë që xhamitë në Kosovë u mbyllën më 16 mars, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10163461314005153/?type=3&theater

Të ngjashme