Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë mbrëmë në Prishtinë, gazetarit Parim Olluri.
Pacolli ka shkruar në Facebook se pavarësia mediale nuk duhet t’i pengojë askujt.
“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri dhe kërkoj drejtësi dhe siguri për gazetarët dhe mediat.
Pavarësia mediale nuk duhet ti pengojë askujt, ndërsa hienat që sulmojnë natën duhet të nxirren para drejtësisë për të marrë ndëshkimin e merituar”, thuhet në reagimin e Pacollit.