Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në twitter është përplasur me rusët lidhur me deklaratën e Sergei Lavrov, ku ky i fundit tha se ka kosovarë që kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar.
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrorv, në një konferencë për media ka pretenduar se Moska ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas.
Pacolli ka thënë se Kosova ndalon që qytetarët e saj të përfshihen në konflikte të jashtme.
Gjithashtu, Pacolli tha se deklarata e Lavrovit është e pavërtetë dhe ka qëllim t’i implikojë kosovarët në propagandën kundër Ukrainës.
“Kosova ndalon me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në konfliktet e jashtme. Deklarata e Lavrov është e pavërtetë dhe një përpjekje për të implikuar kosovarët në propagandën e Rusisë kundër Ukrainës. Përpjekjet e rreme do të dështojnë, bota tani është e vetëdijshme për lojërat e Kremlinit”, ka shkruar Pacolli.
#Kosovo prohibits by law participation of its citizens in foreign conflicts. @mfa_russia #Lavrov's statement is untrue and a attempt to implicate Kosovars in their propaganda against #Ukraine. The false-flag attempts will fail, the world is now aware of the playbook of Kremlin.
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) February 18, 2022