Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur në takim një delegacion nga Ishujt Marshall.
Gjatë ditës, Pacolli do të takohet edhe me delegacione të tjera si nga Emiratet e Bashkuara, Bangladeshi,Guinea Bissau dhe Turqia,raporton Ekonomia Online.
Në orën 17:30 zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, do të takohet edhe me një delegacion japonez me të cilin pritet të nënshkruajnë një marrëveshje e cila ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë.