Pacolli: Qeveria Kurti duhet ta ftojë sektorin privat të jetë pjesë e hartimit të strategjisë së energjisë

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se Qeveria Kurti, duhet t’i bëjë ftesë sektorit privat, të jenë pjesë e projektit të strategjisë së energjisë.

Në një reagim të shkruar në twitter, Pacolli thotë se duhet të bashkohet edhe opozita, përcjell Klankosova.tv.

”Qeveria duhet të ftojë sektorin privat të jetë pjesë e hartimit të strategjisë së energjisë, jo pa konsultime. Duhet të bashkohet edhe opozita për të pasur një konsensus kombëtar për të ardhmen e energjisë. Me logjikën aktuale, problemet energjetike të #Kosovës nuk do të zgjidhen”.

Tutje Pacolli vazhdon reagimin e tij duke shprehur shqetësim se pas festave, çmimi i energjisë në treg, do ketë rritje sërish.

”Pas festave, çmimet në tregjet e energjisë do të rriten sërish, ndërsa sfidat do të thellohen më tej nëse nuk vendoset një politikë dhe strategji realiste #energjetike, jo duke luftuar sektorin privat, por duke i ftuar ata që të bëhen pjesë e zgjidhjes së #Kosovës. problemet”.

Të ngjashme