Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj sulmit të gruas rome që ndodhi sot në qytetin e Ferizajit.
Në reagimin e numrit dy të Qeverisë thuhet se ai është i shokuar nga pamjet e sulmit, dhe me këtë rast i’u drejtua atyre që e kryen sulmin: A keni nënë apo motër?
Shkrimi i plotë i Pacollit:
“Pashë pamje nga sulmi i sotëm në Ferizaj. Ju djem të rinj që sulmoni këtë grua të pa mbrojtur. A keni ndonjë motër apo nënë Ju? Kush ju jep të drejtën ta sulmoni? Policia e Kosovës të vepron sa më parë, me prioritet të lartë!!” ka shkruat Paqolli në Facebook.