Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejqinoviq – Buriq.
Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin pamje. Pas takimit të dy do të dalin në konferencë.
Pejqinoviq – Buriq do të pritet në takim edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.