Pacolli: Të dëgjohen këshillat e Clintonit për të ndalur “çmendurinë politike”

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për nderimin që i bëri ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.

Pacolli e përshëndeti këtë nderim si një vlerësim të vlefshëm për liderin botëror që ndërpreu vuajtjet shekullore të popullit të Kosovës.

Ai ka thënë Shqipëria dhe kryeministri Rama po vazhdojnë traditën e respektit ndaj miqve dhe përkrahësve të shqiptarëve. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin e tij për faktin se në Kosovë, duke bërë thirrje të ndalet ajo që ai e quajti “çmenduri politike”.

“Sot duhet dëgjuar këshillat e miqve si presidenti Clinton për të ndalur çmendurinë politike dhe për t’u kthyer në rrugën e koordinimit dhe bashkëpunimit me aleatët tanë,” – ka shkruar Pacolli mes tjerash.

Të ngjashme